Dy gra në pranga për vjedhje skrapi
Tre persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi dyshohej se vidhnin hekur nga firma turke "Kurum". Selim Skënderi, Fatime Hila dhe Barije Muça janë arrestuar në flagrancë pas informacioneve që vinin për to. Në cilësinë e provës materiale në afërsi të banesës së tyre janë kapur 3 tonë hekur. Sipas policisë, hekuri i kapur ishte vjedhur nga firma turke "Kurum". Burimet zyrtare të policisë theksojnë se dy gratë kanë pranuar se sasia e skrapit e cilësuar si e vjedhur, ishte mbledhur prej tyre për t‘u shitur dhe ata prisnin që specialistët turq të rrisnin çmimin e blerjes, ndaj e mbanin stok.