E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lushnjë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së premtes, kur një automjet tip Benz me targa Tirane është përplasur me një bankinë në aksin Fier-Lushnjë.

Nga aksidenti, humbi jetën shtetasi Gjergj Prenga ndërsa janë plagosur Fatmir Deda dhe Luigj Kola.  Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e rendit, të cilët konstatuan se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›