E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugorët thyejnë rekordin, dje vunë 1808 gjoba

17/09/2009  Ska tolerime për kundravajtësit e sinjalistikës rrugore

TIRANE- Policia e Tiranës, vazhdon të zbatojë me intesitet planin për parandalimin e aksidenteve rrugore në autosradën Tiranë-Durrrës dhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit. Kështu gjatë zbatimit të këtij plani në teren, efektivat rrugore por edhe ata të Patrullës së Përgjithshme, dje kanë vënë në total 1808 gjoba për kundravajtësit e automjeteve, të cilat kapin shifrën financiare prej 1.992 800 lekë. Ndërkohë që rrugorët kanë pezulluar edhe 11 leje drejtimi. Për ti bërë ballë fenomeni të aksidenteve, uniformat blu të policisë rrugore do të përdorin të gjitha format e penalizimeve për kundravajtësit, duke filluar nga vënia e gjobave, heqja e patentës, e deri në bllokimin e automjeteve. Rrugorët thanë se aktualisht po veprohet me njësi “Task-Forcë” në akset kryesore të kryeqytetit, ku janë angazhuar shërbime të policisë me qëllim kontrollin e trafikut në rrugë për të shmangur aksidentet apo shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve. Ky plan masash nuk është vënë në zbatim vetëm për situatën aktuale të qarkullimit rrugor, por mësohet se ai i paraprin edhe kohës kur në Shqipëri kthen emigrantët për festat e fundvitit. Nga fluksi i madh i këtyre të fundit, në Tiranë bllokohen shumë rrugë kryesore si dhe ritet ndjeshëm numri i aksidenteve automobilistike. Drejtuesit më të lartë të strukturave të Policisë Rrugore në qendër, mësohet se kanë vazhduar çdo ditë verifikimin në terren për masat e marra nga shërbimet e policisë në akset rrugore të konsideruara më të rrezikshme e problematike lidhur me aksidentet. Nga të dhënat zyrtare të Policisë Rrugore, mësohet se gjatë muajit të kaluar, gusht 2009, janë shënuar rreth 6 viktima në aksidente rrugore. Sipas Policisë Rrugore, reduktimi i numrit të aksidenteve me pasojë vdekjen, ka ardhur si pasojë e forcimit të masave nga Policia Rrugore për zbatimin e rregullave të qarkullimit, si respektim të normave të shpejtësisë së lejuar dhe përdorimi i rripit të sigurimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›