Aksident në qendër të Lezhës, tre të plagosur
Aksidenti ndodhi në bulevardin “Gjergj Fishta” rreth orës 19:00, kur makina tip Ford Eskord me targa greke ndiqte një tjetër mjet tip BMË me targa të Lezhës me drejtues Edison Kiptin. Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur njëri nga pasagjerët e makinës tip Ford. Ndërkohë mjeti tip BMË doli nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit duke lënë të plagosur dy kalimtarë, Astrit Gjokën 21 vjeç dhe Besjan Vokrrin 20 vjeç.
Dy të dëmtuarit u dërguan menjëherë në spitalin e Lezhës, ndërsa i dëmtuari i tretë, 21 vjeçari Gjoka u dërgua në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, mësohet të ketë qenë një grindje mes drejtuesve ajo që ka çuar në përplasje të qëllimshme mes dy automjeteve. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit tip Ford, i cili është larguar menjëherë.