E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia dje, e braktisi gruaja, i vrau familjen

Petriti pretendonte se e shoqja Brunilda e kishte braktisur për të bashkëjetuar me një grek në ishullin e Rodosit, ku edhe Petriti jetonte dhe punonte si emigrant. I vdekur ne masaker edhe djali 15 vjecar 

TIRANE-Kthehet nga Greqia i divorcuar dhe masakron vjehrrin e vjehrrën. Petrit Zaimi ka vrarë edhe djalin 15 vjeç, Klevisin, teksa ky i fundit i dilte përpara për të shpëtuar gjyshërit. Më pas është kthyer në dhomën e ndenjës së banesës dhe me një plumb poshtë mjekrës ka vrarë veten. Ngjarja ka ndodhur në orën 12:30 të mesditës së djeshme, në banesën në zonën e rrugës “Selaudin Zorba”, pas fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, në banesën e katit të katërt të një godine private, ku jetonte me qira Hazbi Gjoni me të shoqen dhe vajzën e vogël. Petriti pretendonte se e shoqja Brunilda e kishte braktisur për të bashkëjetuar me një grek në ishullin e Rodosit, ku edhe Petriti jetonte dhe punonte si emigrant. Dy prindërit e Brunildës e kanë pritur si dhëndrin e tyre Petritin, por në diskutimet e tyre në banesë kanë nisur të debatojnë për vendimin që sipas Petritit kishte marrë vajza e tyre. Në grindje e sipër, Petriti mendohet të ketë nxjerrë armën për të kërcënuar familjen e të shoqes, ndërsa këtu dyshohet se atij i ka shpëtuar një shkrepje e pavullnetshme. Policia nuk është në gjendje të saktësojë nëse plumbi ka marrë të parin vjehrrin e tij apo djalin, por ajo ka mjaftuar për t’i hapur derën masakrës që do pasonte. Nadirja ka dalë me vrap për në ballkon duke ulëritur dhe kërkuar ndihmë, por disa plumba e kanë qëlluar në shpinë, ende pa e kaluar derën e ballkonit. Hazbiu, ndërkohë kishte mbetur i vdekur në vend nga plumbi, në krye të tavolinës së shtruar, dhe fisheku i radhës ka qëlluar për vdekje vetë Petritin. Klevisi ka mundur të zbresë shkallët dhe të dalë në rrugicë, ku e kanë marrë për ta dërguar në spital, por që fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Kurse Nadirja është gjetur e plagosur mbi një pellg gjaku në mes të dhomës.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›