Tenderat e rrugëve, gjykata shpall të pafajshëm 5 zyrtarë
Prokuroria doli në konkluzionin se të pandehurit kishin shkelur ligjin për prokurimet në përzgjedhjen e firmës “Bechtel-Enka”, dhe kërkoi dënimin e të pandehurve. Gjykata u dha pafajësi ish-zyrtarëve, pasi nuk kishte prova per fajesimin
TIRANE-Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm pesë ish-zyrtarë të drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, të cilët akuzoheshin për shkelje të barazisë në tendera në lidhje me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Ish-zv/drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Skënder Çota dhe ish-specialistët e prokurimeve në këtë institucion, Mimoza Prushi, Natasha Saliaj, Niko Mihali, Petraq Duka, u kallëzuan në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në raportin e KLSH-së evidentoheshin abuzime dhe shkelje në prokurimin për ndërtimin e rrugës, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 55 milionë lekësh. Pas shumë hetimesh, prokuroria ngriti ndaj pesë ish-zyrtarëve akuzën e “shkeljes së barazisë të pjesëmarrësve në tendera, kryer në bashkëpunim”. Prokuroria doli në konkluzionin se të pandehurit kishin shkelur ligjin për prokurimet në përzgjedhjen e firmës “Bechtel-Enka”, ndaj vendosi t’i dërgojë për gjykim në gjykatën e Tiranës. Gjatë shqyrtimit gjyqësor palët paraqitën mjaft prova dhe fakte për të vërtetuar pretendimet e tyre. Prokuroria kërkoi dënimin e të pandehurve me nga 10 milionë lekë gjobë. Por gjykata u dha pafajësi ish-zyrtarëve, pasi nuk kishte prova për fajësinë e tyre. Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës, i cilësuar si rruga e shekullit, është shoqëruar me mjaft polemika. Madje, nën akuzë u vu dhe ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha si dhe Andi Toma, ish-drejtor juridik i këtij institucioni. Por çështja ndaj tyre u mbyll për shkaqe proceduriale.
(d.b/GSH/BalkanWeb)