Aksident në Arizona, humbin jetën 9 turistë kinezë
Arizona - Shtatë turistë kinezë humbin jetën në një aksident rrugor në Arizona . Sipas Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës, një autobus me turistë doli dje nga rruga në një autostradë pranë Digës së Hoverit duke shkaktuar vdekjen e shtatë pasagjerëve dhe plagosjen e nëntë të tjerëve. Autoritetet konfirmojnë vdekjen e shtatë personave, ndërsa nëntë të tjerë janë dërguar në spital ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndteësore. Autobusi po kthehej nga Las Vegasi pas një vizite në Kanionin e Madh kur doli dje nga rruga.