PS thirrje MASH-it
Tiranë -Partia Socialiste është bashkuar sot me protestën e studentëve të Departamentit të Gazetarisë dhe të Shkencave Sociale për titujt e diplomave, pas mbarimit të ciklit 3-vjeçar të studimeve. Në një reagim publik, kryetarja e Komisionit për Arsimin në selinë rozë, Ledi Shamku ka denoncuar arrogancën e Ministrisë së Arsimit.“Të rinjtë shqiptarë sot nuk kanë dalë në shesh thjesht dhe vetëm për një titull në diplomë, por kundër sundimit të injorancës dhe kundër një papërgjegjshmërie vërtet revoltuese”-theksoi Shamku, duke nënvizuar se MASH ka hequr dorë nga zgjidhja e problemit.
“Ajo po tenton ta shpjegojë rebelimin e këtyre qindra rioshëve dhe ankthin e familjeve të tyre, duke i quajtur protestat si të manipuluara nga politika! Ky shpjegim është sa i pabesueshëm, aq dhe sarkastik. Një çështje në thelb mirëfilli teknike, e mahisur për faj eksperimentesh të shëmtuara ministrore bërë mbi plot tre breza studentësh, nuk është aspak politike, por rrjedhojë e një verbërie që nuk ja doli asnjëherë të ndërtojë një politikë të menduar arsimore”-tha më tej ajo.
Në emër të Partisë Socialiste, Shamku i ka kërkuar MASH-it të ndërmarrë urgjentisht sistemimin e akteve rregullatore që i japin diplomave trevjeçare vlefshmëri praktike në tregun e punës.