Aksident në Berat, motoçikleta përplas turistin holandez te vijat e bardha

Një aksident rrugor është regjistruar në “Rrugën e Lumit”, përgjatë shëtitores në qytetin e Berat, ku një turist është përplasur nga një motoçikletë teksa po kalonte në vijat e bardha.
Sipas informacioneve paraprake, një 35-vjeçar që qarkullonte me motoçikletë në këtë segment rrugor ka përplasur shtetasin holandez V.J., 53 vjeç, i cili po kalonte rrugën së bashku me një grup turistësh.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Berat, të cilët kanë kryer veprimet hetimore dhe kanë shoqëruar në polici drejtuesin e motoçikletës, shtetasin B.M., 35 vjeç, banues në Berat.
/rtsh.al/