E Hënë, 2 Nëntor 2026

Durrës/ Përplaset me 4 mjete gjatë arratisjes nga policia, i kërkuari largohet nga vendngjarja

Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aksident rrugor mesditën e sotme pranë tregut të Fruta-Perimeve në Durrës, gjatë kohës që po ndiqej nga forcat e policisë.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë tentativës për t’iu shmangur arrestimit, drejtuesi i automjetit është përplasur me katër mjete të tjera që ndodheshin në qarkullim.

Pas aksidentit, i dyshuari ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja në këmbë.

Forcat e policisë kanë ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme të qytetit dhe vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Ndërkohë, po hetohen rrethanat e plota të ngjarjes dhe dëmet e shkaktuara nga aksidenti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›