E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet për vjedhje me dhunë 21-vjeçari

Arrestim / Foto arkiv

Një 21-vjeçar nga Vlora është arrestuar mbrëmë për plagosje vjedhje me dhunë. Brisild Ismaili, 21 vjeç, u arrestua nga policia e Vlorës në kuadër të operacionit 24 orë 2.

Ismaili akuzohet për plagosjen e 51-vjeçarit me iniciale G.D., të cilit më pas i ka marrë edhe një sasi të hollash dhe sendet personale që mbante me vete.

Materialet procedurale në ngarkim të 21-vjeçarit i janë dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›