E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, takimi i katërt Shqipëri-BE në Bruksel

BRUKSEL- Mbahet sot ne Bruksel takimi i katërt i Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE.

Ne forumin me te larte ku përfaqësohen vendet anëtare do te diskutohet mbi ecurinë e zhvillimeve në Shqipëri.

Gjatë takimit do të vlerësohet progresi që ka bërë Shqipëria në plotësimin e 12 prioriteteve të Komisionit Evropian, zbatimin e MSA-së, zhvillimin ekonomik në vend, përafrimin e legjislacionit dhe mbi qasjen e politikës së jashtme shqiptare në rajon.

Në këtë takim do të marin pjesë edhe Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, dhe Kryetari i Komisionit parlamentar të Integrimit .Ditmir Bushati, si pjesë e delegacionit shqiptar.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në këtë takim kryesohet nga Ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës, Villy Sovndal, në emër të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë,  Stefan Fyle dhe Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm Evropian, Fernando Xhentilini.

Takimi u parapri nga një seancë dëgjimore në komisionin e jashtëm të parlamentit europian ku sërish u kërkuan rezultate konkrete në realzimin e reformave por dhe në zbatimin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›