E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga uron Topin, me rastin e Ditës së Flamurit

Ashtu sikurse Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka përshëndetur ditën e pavarësisë.

Jahjaga, ka uruar Presidentin Bamir Topi, me rastin e 99- vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar.

Bërja e Shqipërisë gati një shekull më parë dhe stabilizimi i saj përgjatë kësaj periudhe, përbën rrëfimin më të suksesshëm të historisë sonë kombëtare. Shtetbërja dhe shtetndërtimi i Kosovës pothuaj njëqind vjet më vonë dhe kontributi e përkrahja e Shqipërisë në këtë proces jetësor është kapitulli më i ndritur i kësaj historie, thuhet më tej në urim.

Jahjaga vlerëson se Shqipëria është një vend demokratik, me vlera të qëndrueshme të civilizimit Evropian, i cili i kontribuon stabilitetit dhe paqes në rajon dhe botë, me vizion dhe përkushtim të qartë për idealin e integrimit euroatlantik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›