Aksident në Bulqizë, vdes shefi i kuadrit të zyrës arsimore, 3 të plagosur
BULQIZË- 1 i vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e së premtes në vendin e njohur si qafa e Buallit në Bulqizë.
Viktima mësohet të jetë Gani Keta shef i kuadrit të zyrës arsimore Bulqizë, ndërkohë ende nuk dihet identiteti i të plagosurve.
Nga hetimet paraprake mësohet se një makinë tip ‘Benz’ është përplasur me një fuoristradë, ndërkohë që nuk dihet shkaku i aksidentit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(e.m/BalkanWeb)