Durrës, aksidentohet për vdekje 7-vjecari nga Kosova, gjendet mjeti që e përplasi
DURRËS- Ndërron jetë në spitalin e Durrësit fëmija i aksidentuar, mesditën e së premtes në Durrës . Policia ka mundur të bëjë edhe identifikimin e tij, ku mësohet se bëhet fjalë për një 7-vjeçar nga Vushtria e Kosovës, i cili kishte ardhur për të pushuar me familjen. 7-vjecari me iniciale, E. Zabexhani u gjet nga një kalimtarë i rastit, i dëmtuar rëndë në afërsi të Urës së Dajlanit.
Më pas u dërgua në spital, por pa mundur të mbijetojë. Sipas policisë vogëlushi është aksidentuar nga një motor, drejtuesi i të cilit pasi ka aksidentuar fëmijën është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, policia po sot pas disa orë kërkimesh ka mundur të gjejë motorin e të cilin u aksidentua 7-vjecari nga Kosova. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se autori pas aksidentit ka braktisur motorin me targa italiane dhe ka lëvizur në këmbë në rrugë dytësore.
Policia ka marrë shenjat e gishtave për identifikimin e autorit dhe është vënë në ndjekje të tij.
(e.m/BalkanWeb)