Aksident në Cërrik- Elbasan, 4 të plagosur, 2 rëndë

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Elbasan. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor Cërrik- Elbasan, ku si pasojë e përlasjes së dy automjeteve , një me targa Elbasani ndërsa automjeti tjetër me targa greke janë plagosur katër persona.
Mësohet se dy prej të dëmtuarve nga aksidenti janë në gjendje të rëndë për jetën në spital. Ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë çuar në këtë aksident, por paraprakisht pohohet se lëvizja në krah të kundërt e njërit prej automjeteve mund të jetë bërë shkak për përplasjen.
Ndërkaq po sot në orët e para të mëngjesit, 3 persona mbetën të vdekur dhe 3 të tjerë të plagosur si pasojë e një aksidenti ne rrugën kombëtare Elbasan -Librazhd, në vendin e quajtur Labinot Fushë.