E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet një dyqan veshjesh në Tiranë, në kërkim autori

Rikthehen grabitjet në kryeqytet. Mbrëmjen e sotme një person ka grabitur një dyqan veshjesh në rrugën e “Kavajës” nëTiranë. Sipas policisë një klient tentoi të vidhte, duke u konfrontuar me shitësin e dyqanit. Në përfundim shtetasi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka arritur të marrë një shumë parash nga xhiroja ditore e këtij dyqani, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe po punon për kapjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›