E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afërdita Rama është larguar nga shtëpia, policia njofton familjarët

Policia e Komisariatit nr.4 në Tiranë njofton se ka gjetur një grua të moshuar, e cila ka humbur rrugën. Raportohet se gruaja
është e moshës rreth 70 vjeç, dhe nuk e mban mend adresën e shtëpisë. Sipas uniformave blu gruaja pretendon se e ka emrin Afërdita Rama. Policia bën thirrje që të afërmit e saj të paraqiten në zyrat e Komisariatit Nr. 4 në Tiranë për të marrë të moshuarën.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›