E Diel, 1 Nëntor 2026

Qafë Krraba, burg pa afat për shoferin e autobusit të AK- së

Elbasan- Burg pa afat është masa e sigurisë që ka dhënë Gjykata e Elbasanit për drejtuesin e autobusit të aksidentuar para pak ditësh në Qafë Karrabë.

Mbi drejtuesin e automjetit Mithat Biçaku, rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit, dhe për pasojë të shtunën mbetën të plagosur dhjetra aktivistë të Aleancës Kuq e Zi.

Mësohet se autobusi vijon të qëndrojë në vendin e ashtuquajtur Qershitë, pasi edhe sot nuk është bërë e mundur nxjerrja e tij. Kjo ka sjellë që hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan rrëzimin e tij, të vonojnë.

Nga hetimet paraprake, Biçaku i është nënshtruar testit të alkolit dhe ka rezultuar negativ, ndërsa sipas përfaqësuesve të AK- së aksidenti ka ardhur si pasojë e një autojeti tjetër, i cili i ka prere disa herë rrugën automjetit duke e detyruar të rrëzohej.

Ngjarja ndodhi ditën e shtunë ku një autobus me aktivisët të Aleancës Kuq e Zi është rrëzuar në Qafë Krrabë dhe për pasojë pati mbi 30 të plagosur. Autobusi po kthehej nga Tirana, pasi aktivistët kishin marrë pjesë në një aktivitet të zhvilluar në kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›