E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Devoll, 4 të plagosur, dy fëmijë dhe shtatzëna 3-muajshe

aksident-lezheDevoll- Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur mbrëmë në Devoll, kur automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga.

Sipas policisë së Korçës ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Baban.

Policia tha të plagosurit janë një grua 3 muajshe shtatzënë, Brisilda Dankaj 23 vjeç, dy fëmijë përkatësisht 12 dhe 5 vjeç dhe Klaudim Demko 32 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen  e rrethanave të aksidentit, të cilat mbeten ende të paqarta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›