Tritol makinës së punonjësit të Bashkisë Tiranë, ngjarja tek Ali Demi
Tiranë- Automjeti i një punonjësi të Bashkisë Tiranë është shpërthyer me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.
Sipas të dhënave të policisë ngjarja është shënuar në orën 02:15 në rrugën Ali Demi, në afërsi të shkollës Kushtrimi i Lirisë.
Policia e Tiranës tha se sasia e eksplozivit është vendosur në mjetin tip Volsëagen me targë TR 4077 L, në pronësi të shtetasit Altin Zerani. Policia tha se nuk pati të lënduar në njerëz, por dëme të shumta materiale dhe panik tek banorët e zonës.
Uniformat blu thonë se shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, ndërsa thotë se ka nisur hetimin për identifikimin dhe arestimin e autorëve të vendosjes së tritolit në makinë.