Aksident në Dibër, plagoset rëndë infermierja, niset drejt Traumës

Një aksident rrugor u shënua pasditen e sotme në rrugën Peshkopi-Luzni.
Një automjet, me të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.
Si pasojë, gruaja me profesion infermiere mbeti e plagosur rëndë dhe u dërgua për ndihmë të specializuar në Tiranë./vizionplus.tv