Aksident në Durrës. 3 të vdekur, mes tyre babë e bir
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën babë e bir dhe drejtuesit të automjetit në superstradën Tiranë- Durrës. Akidenti ndodhi pranë Maminasit dhe policia tha se shkak ishte shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte drejtuesi i automjetit.
DURRES- Janë tre viktimat e aksidentit automobilistik të ndodhur mbrëmë në qytetin e Durrësit. Një autoveturë tip BMË me targë CC 586 YC e cila po udhëtonte në drejtim të Durrësit doli nga rruga në superstradën Tiranë Durrës.
Viktimat e këtij akisdenti të rëndë të ndodhur afër Maminasit janë babë e bir Lala, 50 vjeç dhe Eltjon Lala, 26 vjeç dhe Edison Imeri, 27 vjeç.
Sipas policisë mjeti mund të drejtohej nga 26 vjecari, njëkohësisht pronar i automjetit, si pasojë e shpejtësisë së madhe ka dalë nga rruga pranë Maminasit dhe ka rënë në një kanal dhe më pas është përplasur me një shtyllë betoni.
50-vjeçari Bujar Lala gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa i biri i tij, Eltoni, si dhe 27-vjeçari Edison Imeri vdiqën gjatë natës në spitalin rajonal të Durrësit nga plagët e rënda në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit
(s.g/BalkanWeb)