KQZ: PS po krijon incidente me mikrokamera
"Po përdoren llampa me ndricim ultravioleteë për identifikimin e kartave të identitetit dhe mikrokamera. Olli: Anëtarët e komisioneve të zbatojne rregulloren, ndryshe KQZ do të reagoje me ashpërsi.
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon Partisë Socialiste të udhëzojë komisionerët e saj të mos përdorin aparatura të cilat janë të ndaluara në qendrat e votimit.
Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli theksoi se komisionerët e PS janë duke përdorur mikrokamera krejtesisht të paligjshme që po krijojnë incidente dhe po intimidojnë zgjedhësit.
"Po përdoren llampa me ndricim ultravioleteë për identifikimin e kartave të identitetit dhe mikrokamera. Nga informacionet që ne kemi, përdorimi i këtyre elementëve po krijon incidente të rënda. I kërkojmë anëtarëve në komisione të zbatojne rregulloren, ndryshe KQZ do të reagoje me ashpërsi” u shpreh Olli.
KQZ bën të ditur se në rast të moszbatimit të këtij urdhëri do të procedohet penalisht ndaj këtyre komisionerëve. (e.n/BalkanWeb)