E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Durrës, dëmtohet rëndë drejtuesi i motorrit

Nje aksident i rende ka ndodhur mengjesin e sotem ne afersi te mbikalimit te Shkozetit, prane autostrades Durres-Tirane. Nje autoveture e tipit Mercedes Benz me targa te huaja eshte futur ne korsinë e gabuar dhe ka goditur nje motociklete, e cila drejtohej nga 46 vjecari me iniciale R.K, banor i fshatit Kenete ne komunen Gjepalaj te Shijakut.

Drejtuesi i motocikletes ka marre plage te shumta ne trup dhe është derguar menjëherë në spital nga drejtuesi i autovetures qe shkaktoi aksidentin,30 vjecari me iniciale E.M, banor i qytetit te Beratit. 46 vjecari qe drejtonte motocikleten eshte ne gjendje te rende ne spitalin e Durresit.

Aleks Kalemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›