E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i femrave, 3 në pranga

Policia e kryeqytetit ndërmori një operacion me emrin “Premtimi”, për arrestimin e tre shtetasve që shfrytëzonin për prostitucion 3 vajza të reja, një prej tyre e mitur 15-vjeçare. Në kërkim është vënë një person i katërt. Personat e përfshirë në këtë trafik, planifikonin shitjen e vajzave jashtë vendit.

"Në kuadër të operacionit policor të koduar “Premtimi”, i finalizuar nga Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, gjatë të cilët u arrestuan 3 shtetas të dyshuar për konsumi të veprës penale të “Trafikim i femrave”. Më konkretisht u arrestuan në flagrancë shtetasit: Zylyftar Hakuran Tare, 26 vjec, banues në Tiranë, Ilir Ali Saraci, 26 vjec, banues në Tiranë, Agron Tahir Sinani, 25 vjec, banues në Kukës, i denuar me pare per vepren penale “Dezertim nga sherbimi ushtarak". alë një hetimi intesiv të ushtruar në ngarkim të tyre, ka rezultuar se shtetasi Zylyftar Tare, strehonte në banesën e tij të ndodhur në Linz në Tiranë, tre shtetase, respektivisht të moshave 15, 18 dhe 19 vjec.Nga informacionet operative të poseduara, ka rezultuar se këto shtetas, po pregatisnin terrenin duke siguruar trasportimin e tre shtetasve në destinacion, duke kaluar Pikën e Kalimit Kufitar, me destinacion Kosovën", beri te ditur Alma Katragjini, zedhenese e Policise se Tiranes.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›