E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, Topi në familjet e viktimave

Presidenti Bamir Topi ishte sot paradite ne Fushë-Arrëz për vizita ngushëllimi në familjet e viktimave dhe të lënduarve të tragjedisë ku humbën jetën 14 vetë dhe u plagosën 12 të tjerë. Kreu i shtetit u ndal në shtëpinë e shoferit të autobuzit, në familjen Gjonmarku dhe atë Mustafa, e cila është edhe më e goditura nga ky aksident i rëndë.

“Ishte një tragjedi e rëndë që na shokoi. Të gjithë shqiptarët ju ndihen pranë”, tha Presidenti Topi duke shtuar se ka pasur një gadishmëri të të gjithë strukturave për ta përballuar situatën.

“Apeli im është i përsëritur që cdonjeri duhet të jetë i kujdesshëm. Uroj të gjeni forcën për të kaluar këtë fatkeqësi”, u tha presidenti familjarëve të të ndjerëve. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›