"Gërdeci", të pandehurit kërkojnë lirim të menjëhershëm
Lirim te menjëhershme nga salla e gjyqit kërkuan avokatet mbrojtes te te pandehurve te procesit “Gerdeci”. Avokat Maksim Haxhia, kërkoi nga trupi gjykues,te urdheroje lirimin klientit te tij, te pandehurit kryesor, Mihal Delijorgji, pasi ka kaluar mbi 1 vit nga koha e celjes se procesit gjyqësor ne gjykate.
Te njejten kerkese paraqiten ne salle, menjehere pas tij, edhe avokatet e te pandehurve te tjere te procesit. Mbrojtesit pretendojne se ka kalur mbi 1 vit, kur kjo ceshtje ka nisur te gjykohet ne gjykaten e Tiranes dhe ende nuk ka vendim. Ndersa prokuroret kërkuan rrezimin e kerkeses me pretendimin se perllogartijet per afate perfshijne vetem gjykimin ne gjykaten e shkalles se pare. Ne keto kushte, trupi gjykues vendosi te shprehet per kete kerkese ne seancen e rradhes, pasi te shqyrtohen dhe te llogaritet afatet e qëndrimit ne burg te te pandehurve. 29 pandehurit e ceshtjes “Gërdeci”, akuzohen per tragjedine e 15 marsit 2008 ne Gërdec, ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen dhjetra te tjere.
Denada Shkodrani < I mëparshmi