E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Durres dhe Milot

Dy aksidente me pasoje vdekjen e dy personave janë regjistruar ne orët e para te mengjesit te se shtunes. Një person ka humbur jetën në Durrës, pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Ngjarja ka ndodhur tek rotondoja e Shën Vlashit në Durrës, ndërsa mësohet se viktima është shtetasi Shpëtim Tepshi. Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se Tepshi drejtonte automjetin tip ‘Benz’ me targë DR5629D, dhe në momentin e aksidentit ndodhej i vetëm në makinë. Ndersa aksidenti i dyte ka ndodhur ne aksin Milot-Rubik. Një motor ka dalë nga rruga dhe si pasojë  ka humbur jetën drejtuesi i saj Antonio Keçi 40 vjeç nga fshati Skuraj. Sipas policise se Milotit shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit nga 40-vjecari Keçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›