E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Durrës, një i vdekur dhe tre të plagosur

Sipas policisë, shkak i aksidenti është bërë shpejtësia e automjetit. Në momentin e ngjarjes, makina me të cilën udhëtonin tre personat, është përpjekur të shmangë nje kalimtare 

DURRES – Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur sot në Durrës.
Ngjarja e rëndë ku humbi jetën 68-vjeçarja Nasoje Laçi, ndodhi në Shkozet. Ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit, Fiqiri Laci, Namir Gjoci dhe Sheqere Edibati.

Sipas policisë, shkak i aksidenti është bërë shpejtësia e automjetit. Në momentin e ngjarjes, makina me të cilën udhëtonin tre personat, është përpjekur të shmangë kalimtaren Sheqere Edibati, ndërsa është përplasur, duke shkaktuar një të vdekur dhe tre të plagosur.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›