E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA: Partitë me financime të jashtëligjshme

“Publikimi i listës së kontributorëve të fushatës elektorale të partive politike është mënyra më e mirë për të kontrolluar respektimin e Nenit 89 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon financimin nga subjekte të posaçme si investitorët me fonde publike, financuesit e huaj etj. “- thuhet në raportin e TIA-s.

Sipas kësaj organizate, partitë politike nuk kanë respektuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor.

“Informacioni ekziston vetëm për fondet e përftuara nga buxheti i shtetit por nuk ka asnjë të dhënë për të ardhurat nga donacionet private. Në asnjë nga mjetet e informimit publik partitë politike nuk kanë deklaruar shumën totale të shpenzimeve të tyre gjatë kësaj fushate elektorale”.- thuhet në raport.  TIA ka kërkuar një ligj të plotë për financimeve të partive.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›