E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Durrës, vdes kalimtari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot, rreth orës 15:15 minuta, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen 15, ku automjeti Audi me targa DR 1964 E, drejtuar nga Izet Torja ka përplasur një shtetas, raporton Koha.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin rajonal të Durrësit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagët e marra. Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës.Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarja ku dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që shoferi është shoqëruar në polici./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›