Nesër protestë kundër arrestimeve në rastin “Kleçka”

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqatën e Invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë paralajmëruar protestë kundër arrestimeve të ish ushtarëve të UÇK-së me pretekstin për krime lufte, siç është rasti i fundit, rasti ‘Kleçka”.
“Në orën 12:00, në rrugën “Luan Haradinaj” para selisë kryesore të EULEX-it, në Prishtinë, nesër do të mbahet protestë për të kundërshtuar arrestimet edhe dënimet që po bëhen kundër ushtarëve të UÇK-së, me pretekstin për krime lufte, siç është rasti i fundit ‘’Kleçka’’. I bëjmë thirrje të gjithë bashkëluftëtarëve, familjeve të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që besojnë në pastërtinë e luftës sonë çlirimtare, që të bashkohen me ne në mbrojtje të vlerave të luftës sonë”, thuhet në njoftim.
Protesta është e organizuar nga OVL, SHFD, dhe SHIL të UÇK-së, e cila ka karakter paqësor./Indeksonline/