Aksident në Elbasan-Peqin, 3 të vdekur e 4 të plagosur
Një aksident me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e katër të tjerëve ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së djelës ku dy makina njëra tip Volksëagen dhe tjetra tip Opel janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar edhe këtë bilanc tragjik.
Si pasojë e aksidentit kanë vdekur shtetasit Agim Salliu 40 vjeç Bernarda Dibra 18 vjeç dhe Alban Hokja, 22 vjeç dhe kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Të plagosurit janë, Klodian Kreca 30 vjeç, Sanie Salliu 50 vjeç, Orion Salliu 21 vjeç dhe Oriona Balla 19 vjeç.
Dyshohet se shkak i aksidentit mbeten ato të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe e terrenit të rrëshqitshëm të rrugës si pasojë e reshjeve të shiut.
Ky ishte aksidenti i katërt brenda 24 orëve të fundit, që përgjak edhe më tej rrugët shqiptare në këto ditë festash duke çuar në 8 numrin e viktimave.