E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS s’do komision hetimor- formulimi antiligjor i kërkesës, i qëllimtë

26-12-2010 / Gazeta 55

Kompromisi mes dy palëve politike duket gjithnjë e më larg edhe pse gjatë ditës së nesërme përfaqësuesit e PD dhe PS do vendosin për ngritjen ose jo të komisionit hetimor, por nisur nga qëndrimi dashakeqës i opozitës çështja nuk është te komisioni hetimor, por te zvarritja e ngërçit politik me qëllim sabotimin e zgjedhjeve të 8 Majit


Mazhoranca ka dyshime të forta se Partia Socialiste dhe opozita në tërësi, duan hetim parlamentar në shkelje të ligjit të Gjykatës Kushtetuese, për komisionet hetimore parlamentare si dhe rrëzimin e Kodit Zgjedhor, mbi të cilin u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Edhe pse ky i fundit është një produkt konsensual bipartizan i dy forcave më të mëdha politike, por edhe më mbështetjen paraprake të partive të vogla, u mendua se hodhi baza të sigurta për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pranueshme. Por, kështu nuk mendon më Partia Socialiste, kryetari i së cilës duket se ka kthyer mendje, pasi në vend që të kërkojë ngritjen e komisionit hetimor sipas ligjeve të Gjykatës Kushtetuese dhe hetimin e zgjedhjeve sipas Kodit Elektoral, pretendon të anashkalojë dy prej ligjeve më të rëndësishme zgjedhore, për të krijuar një ngërç të ri, këtë radhë kushtetues. Sigurisht që kjo s’do të lejohej me asnjë kusht dhe asnjë koncesion i mazhorancës nuk mund t’i dhuronte opozitës shkeljen e Kushtetutës dhe nxjerrjen jashtë loje të Kodit Zgjedhor, me tentativën për të përmirësuar kodin e ri elektoral, për zgjedhjet e ardhshme vendore. Në këtë sens, opozita jo vetëm që ra këmbë e krye në gropën e saj të falsitetit, por për më tepër po kërkon flakjen tutje të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor, që u votua me zell të madh në parlament 2 vjet më parë. Përsa kohë opozita nuk pranon pikën e 4-ët në kërkesën e saj 3 pikëshe, që s’është asgjë tjetër veçse togfjalëshi “hetim parlamentar në përputhje me ligjin e Gjykatës Kushtetuese për komisionet hetimore dhe kodin elektoral”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›