Peqin, policia: Ibaj është vrarë jo vetëvrarë
Policia e Elbasanit gjatë hetimeve paraprake për vdekjen Ali Ibaj ka dalë në përfundimin se 53-vjeçari është vrarë dhe jo vetëvrarë siç ishte bërë e ditur një ditë më parë.
Sipas policisë janë arrestuar edhe dy të dyshuar për vrasjen e tij po nuk jepen detaje për identitetin e tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djelë ku Ibaj u gjet i vdekur në qendër të qytetit të Peqinit, shumë pranë lokalit së tij.
Në fillim pista e parë ishte ajo e vetëvrasjes së 53-vjeçarit por vetëm ditën e sotme policia e Elbasanit deklaroi se Ibaj është vrarë.