Eurobondi, Shqipëria edhe në 2011 në tregun e kapitaleve

Drejtori i Borxhit, Demiraj deklaron se dalja e parë në tregjet financiare rezultoi eficente
Në vitin 2011, qeveria shqiptare do të angazhohet të dalë sërish në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, nëse do të ndjejë nevojën e emetimit të një eurobondi të dytë. Drejtori i Borxhit në ministrinë e Financave, Xhentil Demiraj deklaron se dalja e parë në tregjet financiare rezultoi efiçente dhe në një rast të dytë, procesi do të jetë më i lehtë. Drejtori i Borxhit, bën të ditur se borxhi gjatë vitit 2010 u rrit me 5 për qind. Sipas tij, borxhi publik është kthyer në një problem mbarë rajonal, megjithatë qeveria shqiptare garanton se e ka nën kontroll këtë borxh. Aktualisht, borxhi publik vlerësohet të kalojë 59.3 për qind. Një borxh i tillë vlerësohet të jetë i lartë në krahasim me vendet e rajonit, megjithatë qeveria parashikon të zbresë borxhi deri në 54 për qind, në vitin 2013.