E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Elbasan-Peqin, kamioni përplas mjetin, 2 të vdekur

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Elbasan. Ngjarja e rëndë është shënuar mesditën e së hënës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një kamion me targa TE 644 është përplasur me një Golf me targa FRTG 809 dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi Golf-it, Qemal Zhguni, 52 vjeç si dhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin e tij, Bardhyl Lunguni 55 vjec. Të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra nuk kanë mundur të mbijetojnë, duke ndërruar jetë pak minuta pas aksidentit. Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e kamionit, shtetasin Jasim Abdyli, 56 vjeç nga Tetova, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›