Vrasje në Tiranë, 18 vjeçarja vret ish-të dashurin
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Krrabë të Tiranës, ku një 18 vjecare ka qëlluar për vdekje një 45 vjecar. Nazime Visha rreth orës 1:00 pas mesnate ka qëlluar me breshëri kallashnikovi shtetasin Fiqiri Muca, duke e lënë të vdekur në vend. Duket se ngjarja e rëndë ka një historik, pasi dy familjet janë krushqi dhe mendohet se për disa vite viktima ka përfituar nga 18 vjecarja.
Fiqiri Muca është vëllai i burrit të motrës së Nazime Vishës dhe që nga mosha 15 vjec ajo është keqtrajtuar dhe përdhunuar sistematikisht nga Fiqiriu. Prej dy muajsh vajza jetonte në shtëpinë e gjyshërve të saj në Krrabë dhe mbrëmë viktima ka tentuar të rrëmbejë vajzën. Si duket Nazime Visha ka vendosur të bëjë rezistence dhe ka lëshuar mbi keqtrajtuesin e saj breshëri plumbash,duke i shkaktuar edhe vdekjen. Ndërsa nusja e xhaxhait të vajzës tregon se lidhja midis Fiqirut dhe Nazimes vazhdon që prej 4 vitesh.
Vajza e ka ndjekur viktimën 50 metra me armë në dorë, duke e larguar atë nga oborri i shtëpisë së gjyshërve. Ndërsa menjëherë ka shkuar në vendngjarje policia, e cila ka ndaluar në flagrancë Vishën,ndërsa vetë vajza ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Ngjarja duket se është e lajmëruar, pasi dy muaj më parë Fiqiriu kishte mbajtur me dhunë për 10 ditë vajzën. Për këtë arsye familjarët vendosën që ajo të jetonte tek gjyshërit e saj. Edhe pas kësaj viktima ka tentuar përsëri që të lidhet me vajzën. Por si duket natën e mbrëmshme i është sosur durimi edhe Nazime Vishës,e cila ka zbrazur mbi trupin e Fiqiri Mucës mbi 30 plumba.