E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Elbasan-Peqin

Përplasja e një fugoni me një motor ka rezultuar fatale për drejtuesin e këtij te fundit. Aksidenti ndodhi ne rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Viktima mësohet se është 42-vjeçari Lulzim Popi. Sipas policisë, bashke me te po udhëtonte edhe e shoqja, e cila është plagosur dhe ndodhet ne gjendje te rende për jetën ne spitalin e Elbasanit. Paraprakisht mësohet se shkak është bere shpejtësia e madhe e drejtimit te mjetit. Policia ka ndaluar shoferin Gëzim Ymeri 52 vjeç.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›