E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, grabiten shtyllat e ndriçimit

Shtyllat përgjatë shëtitores ?Taulantja? ne Durrës vidhen për skrap. Ngjarja është konstatuar pasditen e se premtes kur një pjese e rrugës ishte ne terr te plote. Ne një gjatësi prej 300 metrash janë zhdukur te gjitha shtyllat e ndriçimit, e po ashtu janë dëmtuar edhe fenerët e pjesës tjetër te shëtitores. Ende nuk ka autore apo te identifikuar për këtë gjest. Qytetaret e Durrësit dënojnë ketë veprim, ndërsa kërkojnë me shume kontroll nga policia. Pasi kane mësuar për zhdukjen e dhjetëra shtyllave te ndriçimit, zyrtare te Bashkisë konfirmojnë për Vizion Plus se kjo nuk është hera e pare. Sipas tyre vetëm para 6 muajsh është bere rivendosja me e fundit e disa shtyllave te cilat grabiten dhe shiten për skrap. Autoritetet e Bashkisë se Durrësit kërkojnë ndërgjegjësimin e popullatës për ruajtjen e pronës publike.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?CosWtZjRcr4","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›