Shkodër, parandalohet vrasja

Ka vijuar edhe këtë te premte rituali i shtyrjeve te procesit ne ngarkim te 29 te pandehurve te akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Ndonëse ne seance ishin te pranishëm te gjithë avokatet dhe te pandehurit, shkak për shtyrje u be debati mes trupit gjykues dhe avokatit Gezim Veleshnja, i cili mbron tashme te pandehurin Mihal Delijorgji. Qe ne fillim te seancës avokati Veleshnja i kërkoi gjykatës fjalën për te bere një kërkese, e cila kishte lidhje me lirimin e te pandehurit për shkak te përfundimit te afateve. Kryetari i seancës nuk ka lejuar qe kërkesa te behej ne fillim te saj, por pas debatit te provave shkresore te paraqitura nga Prokuroria e Tiranës. Pas përpjekjeve te avokatit Veleshnja, gjyqtari ka urdhëruar qe ky i fundit te dale jashtë duke shtyre kështu dhe seancën e radhës.
Shpërndaje