Policia: 30-vjeçarja u vra dhe u dogj

Vrasje me mjete te forta dhe me pas djegie. Ky ka qene përfundimi i ekspertizës se mjekësisë ligjore per 30-vjeçaren Aurora Trashani, qe humbi jeten nje dite me pare. Policia nuk ka arrestuar asnje person, por ka shoqeruar deri tani tre shtetas me lidhje te aferta me viktimen. Sipas mjekesise ligjore, vajza eshte goditur me sende te forta, mes te cilave edhe nje thike. Pas kesaj, baneses ne katin e peste te nje pallati prane zogut te zi ku banonte 30-vjeçarja, e aferme e deputetes Arenca Trashani, i eshte vene flaka. Nderkohe, vazhdojne hetimet per te gjetur fajtoret e vrasjes dhe motivet e saj.
Shpërndaje