Aksident në Elbasan, humb jetën 21-vjeçari
ELBASAN - Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Cërrik, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Llixhave të Treganit".
Një automjet me targa të Elbasanit është përplasur me një motoçikletë, çka ka sjellë vdekjen e drejtuesit të motoçikletës.
Sipas policisë, viktima është 21-vjeçari Leonard Çakalli. Dëshmitarë nga vendngjarja bënë të ditur se të dy mjetet kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara në kthesë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)