E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, 11 të arrestuar për trafikim të qenieve njerëzore

PRISHTINE - Policia e Kosovës sot ka arrestuar 11 persona të dyshuar për trafikim me njerëz dhe krim të organizuar, ka njoftuar policia.

Procesi hetimor për këtë rast kishte filluar para dy muajsh, nisur nga dyshimet se në një motel të Prishtinës zhvilloheshin aktivitete të kundërligjshme, përfshirë trafikim njerëzish dhe krim të organizuar.

Ndër të arrestuarit janë 5 shtetas kosovarë dhe gjashtë shtetase të Serbisë.

Sipas policisë, gjatë procedurës hetimore dhe realizimit të këtij aksioni, të koduar “Jakova”, është identifikuar edhe një viktimë potenciale e trafikimit me qenie njerëzore, e cila është shtetase e Shqipërisë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›