E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviç: Mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë dëmton Serbinë

BEOGRAD– Sekretari në të ashtuquajturën ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Oliver Ivanoviç ka deklaruar sot se mbajtja e zgjedhjeve lokale më 6 maj në disa komuna të Kosovës do të mund t’i sillte dëme Serbisë.

Ivanoviç ka thënë se përkundër porosive të qarta nga Beogradi, Zveçani dhe Zubin Potoku insistojnë për mbajtje zgjedhjesh dhe sipas tij, ky është vetëm një interes partiak ose individual dhe kurrsesi interes për Serbinë.

“Serbia nuk për t’i njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve”- theksoi Ivanoviç.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›