Kroaci, pas 72-vjetësh gazeta “Vjesnik” nuk del më në treg
ZAGREB - Gazeta e vetme shtetërore kroate, "Vjesnik", nuk del më në treg pas 72 vjetësh, për shkak të borxheve të akumuluara dhe të dështimit të negociatave me një blerës potencial, bëri të ditur sot gazeta në faqen e saj të internetit.
"Pas 72 vjetësh, "Vjesnik" nuk del më në treg. Gazeta me traditën më të gjatë të publikimit në Kroaci u shua për disa minuta", bëri të ditur redaksia në faqen e internetit të gazetës së përditshme, duke e cilësuar si skandaloze braktisjen nga redaktori i saj.
"Kjo situatë ndodhi pasi pronari i gazetës së përditshme, ndërmarrja shtetërore, 'Narodne Novine', i dha fund negociatave me një blerës potencial, një fond britanik, 'Oak Investment Management Group", sipas burimit të mësipërm.
Megjithatë, gazeta vazhdon të publikojë përmbajtjen e saj në internet. Qeveria kroate kishte shpallur një thirrje ofertash për privatizimin e gazetës, "Vjesnik". Vetëm fondi britanik shprehu një interes në blerjen e gazetës.
(er.nu/BalkanWeb)