E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Elbasan humb jeten drejtuesi i makines

Një aksident automobilistik u regjistrua në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Lolaj . Automjeti fuoristradë me targë TR 4234 K i drejtuar nga Arben Zhuzhi ka dalë nga rruga është përplasur në kanal dhe  është rikthyer sërish në rrugë. Si pasojë e përplasjes së dhunshme gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit dhe mbeti i plagosur rëndë shoqëruesi ne automjet Vilson Tabaku 33 vjeç i cili është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ekspertët dhe grupi hetimor . Sipas të dhënave të para hetimore mendohet se shkak i aksidentit  ka qenë rrëshqitja e automjetit për shkak të motit me lagështi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›