Ne Holande fitojne liberalet

Partitë pro europiane kanë fituar zgjedhjet në Hollandë. Një fitore e madhe ajo për liberalët e kryeministrit aktual Mark Rute, të cilët kanë fituar dhjetëra vende më shumë në krahasim me zgjedhjet e fundit. Rute do të ketë tashmë përgjegjësinë për të krijuar qeverinë e re. Një aleancë e mundshme me fituesin e madh të këtyre zgjedhjeve të parakohshme, do të formojë partia laburiste e Diederik Samsom. Së bashku dy formacionet pro europiane do ët kishin mazhorancëne duhur për të qeverisur, pa pasur nevojën e mbështetjes nga partitë e tjera të vogla. Samsom duket se është i gatshëm për këtë opsion, dhe pse ka deklaruar menjëherë se Hollanda duhet të jetë më e bashkuar. Një humbje e madhe ka qenë ajo e ekstremit të djathtë antieuropian, që zgjedhjet e fundit e kishin sjellë në qeveri dhe që tashmë numëron vetëm gjysmën e vendeve të mëparshme në parlament. Pikërisht partia e Gert Vilders, pasi kishte mbështetur Mark Rute, kishte shkaktuar rrëzimin e qeverisë në prill duke refuzuar të mbështeste shkurtimet në buxhet të kërkuara nga Bashkimi Europian.