Mbledhja e KLD ministri Halimi Do te kete riformatim te gjykatave
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka miratuar në parim projekt vendimin për kriteret e transferimit të gjyqtarëve ku përcaktohen qartë rregullat dhe kriteret e lëvizjes së gjyqtarëve. Pas shumë diskutimesh u vendos që kriteri i i parë të ishte cilësia në detyrë e gjyqtarëve, më pas vjetërsia në profesion ndërsa si kriter i tretë u vendos kushte të tjera, ndërkohë kushtet shëndetësore u hoq si kriter për vlerësimin e transferimit të gjyqtarëve.
Ndërkohë plotësimi i vendeve vakante u shty për në seancën e ardhshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimit pasi ekspertët e ministrisë së drejtësisë dhe misionit EURALIUS kanë hartuar një draft për riformatimin e numrit të gjyqtarëve në gjykatat e vendit. Ky draft do të përmbajë kriteret e emërimeve të gjyqtarëve i cili do të përfundojë brenda datës 25 të këtij muaji. Ministri Halimi tha se po bëhet një studim mbi nevojat e numrit të nevojshëm të gjyqtarëve në çdo gjykatë të vendit.
Kështu 8 magjistratët që kanë përfunduar stazhin do të presin emërimin pas miratimin të këtij drafti. Ndërkohë në mbledhjen e drejtuar nga nënkryetari i ri i KLD, Elvis Çefa u vendos që të gjithë magjistratët e rinj do të kryejnë stazhin në Gjykatën e Tiranës.